Në shtëpinë Milan, të gjithë negativë…
Te klubi i Milanit nuk ka vetëm zëra që lidhen me ndryshime në stafin teknik.
Para seancave të djeshme stërvitore, lojtarët e Milan u nënshtruan tamponëve. Veprimet që do të përsëriten edhe nesër, dhe nëse të dyja testet për koronavirus do të jenë negativë, atëherë Milani do të vazhdojë me rifillimin e stërvitjes kolektive pa probleme.
Në mbrëmje, mbërriti gjithashtu miratimi i qeverisë për protokollin e modifikuar. Alternativë plus për Piolin. Dje Milani u stervit me dy seanca.Me lojtarët gjithmonë të ndarë në grupe. Puna individuale për Ibrahimoviç.
Përqëndrim në anën atletike dhe ushtrimet e forcës. Më pas topi do të përdoret dhe do të kryhen ushtrime teknike. Dje lojtarët kanë drekuar në Milano, duke respektuar distancën, por jo vetëm.
Edhe sot programi do të përsëritet. I vetmi që nuk është në dispozicion për Stefano Piolin është mesfushori Frenk Kesie. Ivoriani, i cili u kthye të dielën e kaluar pas një muaji, po kryen karantinën në shtëpi, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës stërvit në Milano.