Karantina rrezikon Grand Prix në Silverston
Sipas organizatorëve të cirkuitit britanik, garat për Grand Prix të Formulës 1 në Silverstone janë thuajse të pamundura për këtë vit. Kjo për shkak, se të gjithë ata që do të hynë në Mbretërinë e Bashkuar, do të duhet t’i nënshtrohen një karantinimi 14-ditor.
Cirkuiti i Silverstonit planifikon të organizojë dy gara me dyer të mbyllura këtë verë, gjithnjë në varësi të miratimit nga qeveria. Vetëm kështu mund të kompensohet një pjesë të kohës së humbur në sezonin 2020 të Formula 1, me 10 gara të anuluara ose të shtyra.
Organizatorët e garave në F1 shpresojnë ta fillojnë sezonin me dyer të mbyllura me Grand Prix të Austrisë më 5 korrik, gara këto të ndjekur nga një e dytë po në cirkuitin Red Bull Ring, një javë më vonë.
Shpresohet, që Silverstone të mund të organizojë dy gara në dy fundjavat e fundit të korrikut.