Vjen zyrtarizimi, Karlos Sainz te Ferrari

Tani është zyrtare. Karlos Sainz do të garojë me Ferrarin duke filluar që nga sezoi i radhës.

Në fakt, skuadra nga Maranelo, ka njoftuar afrimin e pilotit të ri spanjoll, në vend të Sebastian Vetel teksa ky i fundit nuk ia doli të rinovojë për kokëkuqen.

Spanjolli për sezonet 2021 dhe 2022, do të jetë bashkë me francezin Sharls Leklerk i cili me gjasë, do jetë piloti numër 1 i Ferrarit.

Lindur në Madrid në 1 Shtator 1994, Karlos ka grumbulluar përvojë të konsiderueshme në kampionatin botëror në Formula 1, në të cilën garoi në 102 Grand Prix gjatë pesë sezoneve.

Ia ka arritur të marrë vendin e gjashtë në renditjen e pilotëve në 2019 si pozicioni më i mirë. Ai edicion përkoi dhe me podiumin e parë në Grand Prix Brazilian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!