“Sekreti” i Zhan Todt për t’u bërë kampion
“Në Formula 1 është e rëndësishme të kesh një ekip të shkëlqyeshëm, të kesh në gjendje një makinë të shkëlqyer dhe po ashtu pilotë të shkëlqyeshëm.
Nuk ka shumë rëndësi, nëse ata kanë qenë, apo jo kampionë të botës. Ajo që ka vërtet rëndësi, është të kesh një makinë të mirë dhe një ekip fitues. Dhe rezultatet do të vijnë”.
Ky është mendimi i Zhan Todt, president i FIA, gjatë një interviste për “Sky Sport”, mbi vendimin e Ferrarit për të bashkur në sezonin 2021, së bashku pilotët Çarl Leklerk me Karlos Sainz.
“Nuk është për mua të gjykoj këto zgjedhje. Sainz dhe Leklerk janë pilotë shumë të talentuar. I uroj Ferrarit më të mirën. Por së pari, kemi sezonin e vitit 2020, ku “kokëkuqja” do të ketë shumë mundësi”.
Presidenti 74-vjeçar Zhan Todt drejton Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmin që nga viti 2009. Më herët, francezi nga viti 1993 deri më 2008 ka qenë drejtori sportiv i Ferrarit.