David Silva shtyn largimin nga Siti

Dëshiron lamtumirën me tifozë, kampioni i botës me Spanjën, shtyn kontratën…

David Silva, 11 muaj më parë pati deklaruar në “Grand Canaria”, se ai pas 10 viteve me Mançester Sitin në Premier, do ti japë fund me bluzën e qytetarëve. “Ky do të jetë sezoni i fundit. Dhjetë vite janë mjaftueshëm, është momneti i duhur për ta lenë,”-citohet të jetë shprehur Silva.

Por sot për shkak të Koronavirusit, David Silva është gati të nënshkruajë një marrëveshje të shkurtër për të shmangur largimin nga Mançester Siti pa u përshëndetur tifozët e tij.

Sipas të gjitha gjasave, përvoja e tij e re do të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me David Bekham te Inter Majami.

Silva, 34 vjeç, do të nënshkruajë deri në fund të sezonit dhe priten lajme zyrtare për rinisjen e Premier League. Pasi të arrihet kalendari përfundimtar, spanjolli do të nënshkruajë marrëveshjen,” –mediat angleze

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!