Zyrtare/ Bryzh për herë të 16 kampion

Nëse nga Italia trendi i rifillimit të Seria A po shkon drejt idesë së takimëve play-off (presidenti federal Gavrina sapo e pranoi si ide), në Belgjikë pas vendimit të qeverisë për ta ndalur futbollin, vjen dhe çertefikimi përfundimtar.

Asambleja e Përgjithshme e Jupiler League në Belgjikë e përbërë nga 23 anëtarë, i ka vënë kapakun sot verdikteve sezonalë.

Bryzh për herë të 16 kampion në Belgjikë dhe shkon në Champions League. Beveren një ligë më poshtë.

Gent shkon në Evropë, në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Sharleroi, i treti, direkt në grupet e Europa League. Antverp, i 4-ti, në raundin e tretë kualifikues të Europa League dhe Standard, i 5-ti, në raundin e dytë kualifikues të Europa League.

Kampionati tjetër 2020-2021 do të fillojë në 7 gusht me pjesëmarrjen e 16 skuadrave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!