Pogradeci/Abazaj: ‘Jemi për Superiore’


Nga Nderim Goci

Skuadra e Pogradecit, kryesuese e Grupit B në Kategori të Parë, zbriti sot
pasdite, në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, për t’u ingranuar me seancat përgatitore. E gjithë skuadra u vendos menjëherë nën urdhërat e trajnerit të njohur pogradecar, Ardian Abazaj.

Pas dy muajsh mungese, sot kishim seancën e parë stervitore dhe gjendja e futbollistëve paraqitet mjaft e mirë. Edhe gjatë periudhës së karantinës, fubollistët kanë zhvilluar seanca individuale, në bazë të një plani të hartuar nga ana jone,”- shprehet eksluzivisht për “SportiIM”, trajneri pogradecar, Ardian Abazaj.

Sakaq, në vijim të proncimit të tij, trajneri liqenor, pohon se në këto javë që ka në dispozicion, futbollistët e tij pritet të arrijnë formën optimale. Sipas teknikut, rifillimi i kampionatit duhet ta gjejë skuadrën sa me të pergatitur.

E rëndësishme është që futbollistët po i rikthehën seancave stervitore. Do mundohemi keto javë të kapim gjendjen optimle. Siç dihet, skuadra jonë synon rikthimin në kampionatin e më të mireve. Që të arrihet ky objektiv duhet perkushtim në marrjen e ngarkesave për të perballuar me dinjitet kampionatin”.

Duke folur për ndeshjet e ardhshme, tekniku ecën: “Të gjitha ndeshjet duhet të merren me qetësi”. Kundërshtarët? “Nuk më intereson ecuria e tyre. Ne kemi punën dhe llogaritë tona. Duam Superioren”,- deklaroi Ardian Abazaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!