Serxhio Ramos, mjeshtri në … ‘leksion’

Spanja, Anglia dhe Italia mbajnë ‘peng’ botën sportive. Kampoinatet më të forta në botë, ende nuk kanë vendosur piketat se kur do të luajnë zyrtarisht ndeshjet e tyre, kusht edhe i UEFA-s.

Por nëse ato piketa pritet të vijnë të hënën, Serxhio Ramos, mbrojtësi 34 vjeçar i Realit, po ushtrohet me ritme galopante duke dhënë shpresë se sikurse Bundesliga, edhe La Liga do jetë shpejt në fushë.

Te Reali i spostuar larg ‘Bernabeut’ janë të shqetësuar për kontigjentin. Pavarësisht se Asensio, Hazard e ndonjë tjetër janë rekuperuar, Bejl, Rodrigez por dhe Isko, vijojnë të mos kenë besimin e Zidan.

Sidoqoftë, te Reali, Ramos jep mesazhin se me punë shkohet shumë larg. (Video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!