Udhëtime brenda ditës, La Liga çdo 72 orë ndeshje

Evitohen grumbullimet në hotele, fluturime ditore me çarter të paguara nga La Liga.

Futbolli spanjoll po studion mënyra të ndryshme për t’u rikthyer në fushë. Presidenti i La Liga, Havier Tebas, u takua me përfaqësuesit e skuadrave Primera dhe Segunda Division për të vlerësuar fazat e ndryshme të rifillimit të takimëve zyrtare.

Qëllimi mbetet ai, kufizimi e rreziqeve shëndetësore të lojtarëve dhe delegacionëve, duke shmangur hapësirat publike. Ideja është që ekipet të udhëtojnë ditën e ndeshjes me fluturime çarter të paguara nga La Liga.

Më herët, La Liga kishte propozuar të ndihmonte financiarisht klubet në pagimin e hoteleve për grumbullim të lojtarëve, një opsion i refuzuar nga vetë lojtarët.

Këto fonde do të përdoren për të paguar fluturime çarter për të siguruar që kampionati të luhet çdo 72 orë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!