“Lautaro te Barça? Dua përherë më të mirët”

Ivan Rakitiç “e konsideron” sulmuesin argjentinas pjesë të Barçës, ndërkohë që aventura e tij me katalanasit mund të përfundojë. “Në këto muaj karantine e prisja një telefonatë nga Bartomeu”, shprehet kroati.

Ivan Rakitiç “e shikon” Lautaro Martinezin pjesë të Barcelonës. Por, në të njëjtën kohë, aventura e tij mund të marrë rrugën e kundërt, duke marrë parasysh se kroati ka një kontratë që skadon në 2021 dhe ndërkohë është në planet e Interit, por edhe të Juventusit.

 “Lautaro? Unë, jam si Barcelona, ​​gjithmonë dua më të fortët për ekipin tim. Dhe ai është një nga ata lojtarët, ne e pamë nga afër kur u përballëm me Interin”,- tha Rakitiç në një intervistë për “Radio Cope”.

Më pas, mesfushori kroat iu drejtua temës së marrëdhënies së tij me Barcelonën: “Unë prisja që në këto muaj karantine prej koronavirusit, presidenti Bartomeu të më bënte një telefonatë. Kam folur me Abidal për një kthim të mundshëm. Unë nuk kam asnjë mendim tjetër kur nënshkruaj një kontratë, mendoj vetëm ta plotësoj atë.

Por tani nuk mendoj se çfarë do të ndodhë nesër. Po përqëndrohem në ato pak lojëra të La Liga, që mbeten për t’u luajtur dhe pastaj do të shohim,”- ka deklaruar mesfushori kroat Ivan Rakitiç, që vazhdon të jetë pjesë e Barcelonës, pavarësisht nga fjalëve për mundësitë e largimit të tij në fund të sezonin nga katalanasit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!