Ringjallet futbolli por Bundesliga ofron ‘pak’….

Në Shqipëri, nëse një sfidë e Katgorisë Superiore, luhet pa tifozë, nuk duket dhe aq keq. Së paku nga ai protokoll që është vënë re te skuadrat pritëse.

Por në ‘Signal Iduna Park’ në Dortmund, teksa ndeshen dy skuadra derbi si Borusia-Dortmund- Shalke 04 të jetë pa spektatorë, vërtetë një mëkat i pakuptimtë…

Gjithësesi, u luajt. Jo vetëm aty ku skuadra e Favresë shënoi 4 gola pa pësuar asnjë por dhe në stadiume të tjerë.

Lajpcig i Verner në ‘ikje’, befasoi për keq, ndërsa u ndal në shtëpi nga Frajbugu i Amir Abrashit 1-1.

Edhe Paderborni i Gjasulës ia doli të marrë një pikë shprese në Duseldorf me vendasit(0-0) teksa Hertha e ribërë me Bruno Labadinë në stol, (pas largimit të Klinsman), triumfoi 0-3 në fushën e Hofenheimit.

Fitore me mjaft vlera e Vofsburgut në bavari me Augburg 1-2.
Eintraht Frankfurt-Borusia Gladbah, ndeshje që nis nga ora 18:30

Shifrat teknikë sot:

Borusia Dortmund-Shalke 0-4  4-0


Lajpcig-Frajburg 1-1

Fortuna Duseldorf-Paderborn  0-0

Augsburg-Volsburg  1-1

Hofenheim-Hertha Berlin 0–3

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!