Bundesliga vendos rend, sot në fushë…

Vemendje! Bundesliga dhe Bundesliga 2 zbresin sot në fushë për të luajtur ndeshjet e pezulluara që nga 11 marsi. Goli i fundit në Bundeligën 1, i takon lojtarit të Këlnit, Mark Uth teksa në humbjen me Gladbah shënoi në të 80-tën (2-1).

Protokolle të rrepta, stadiume bosh, risi, maska. Jo nga ata që shtien tmerrin në kohë revolucionesh por nga ata që imponohen nga pandemia Koronavirues.

Shëmbulli për tu ndjekur. Nëse dështon Gjermania, nuk mund të flitet për kampionate të tjerë” deklaronte mes të tjerave dje Toni Kros. Mesazhi i qartë. Gjermanët dinë të vendosin rend.

Në fushë Bundesliga 2, nis që nga ora 13.00. Katër janë duelet sot. Karlsruhe dhe Bokum, skuadrat që duhet të bëjnë detyrat shtëpiake. Renditja i thërret.

Në 15:30, do jenë të mëdhatë e Bundesligës1. Pesë takimet e para ndiqen nga një i vetëm i orës 18:30. Dy çifte janë në program nesër.

Bundesliga 1 sot: (15:30)

Dortmund-Shalke 04

Lajpcig-Frajburg

Hofenheim-Hertha Berlin

F.Duseldorf- Paderborn

Augsburg-Volfsburg

Eintraht F-B.Mynshengladbah (18:30)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!