Seria A në kaos, pikëpyetje para ristartit…

Futbolli italian në kaos. Lojtarët dhe trajnerët “pro” rillimit, klubet kundër “protokollit”, mjekët kundër përgjegjësisë civile dhe penale, në rast të pozitivitetit ndaj koronavirusit. Protokolli i Komitetit Teknik Shkencor, i konsideruar si shumë i rreptë, është në shënjestër…

Shpresojmë që të ketë kufij për ta ndryshuar atë,” dëgjohen zëra. “Qëllimi është  që në takimin e sotëm në mesditë të gjejmë zgjidhje të zbatueshme të udhëzimeve të marra dhe të identifikojmë një protokoll të përbashkët, së bashku me ministrat e Shëndetësisë (Speranza), Sportin (Spadafora) dhe CTS”, deklaron Liga.

Shumica e klubeve italiane të Seria A janë për rillimin e kampionatit. Por kur shikojnë kërkesat e logjistikës stepen, përballen me shumë vështirësi, sidomos kur bëhet fjalë të gjejnë shpejt një hotel për përdorim ekskluziv, që do të dezifektohet çdo ditë.

Milani, Interi, Napoli dhe Roma, e kanë bërë të ditur që të hënën nuk do të fillojnë me stërvitjet kolektive. Torino, Verona, Breshia dhe dy xhenoveset, gjithashtu janë në të njëjtin pozicion. Juve është gati, por në një pozicion pritje, ashtu si dhe Fiorentina e Atalanta, që duan të kuptojnë se çfarë po ndodh.  

“99.9 përqind e Serisë A do të rifillojë më 13 qershor, por nuk e dimë se kur do të përfundojë, topin është prej xhami”, komenton presidenti i Coni-t, Malagò, të cilit nuk i pëlqen beteja me mjekët.

Situata është larg nga e thjeshta. Lojtarët kanë probleme me presidentët për shkurtimin e pagave. Futbolli, si gjithmonë, jep idenë e ndarjes. Nga e hëna, Lacio mund të fillojë përsëri me stërvitjet në grup, dhe më pas si skuadër. Ekipet jane të dyzuar: të zgjedhin të tërhiqen, apo do të vazhdojnë me seancat individuale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!