Në fund të sezonit, lamtumirë Milanit…!

Zllatan Ibrahimoviç, futbollisti i befasive të bujshme, në fund të sezonit do të largohet nga Milani. Por jo nga futbolli… Kjo është ajo që raportohet nga “Sky Sport”, sipas zërave nga shtëpia e “kuqezinjve”.

Pas kthimit nga Suedia, sulmuesi i Milanit po kalon periudhën e karantinës, si të gjithë ata që kthehen në Itali nga jashtë. Jeton i vetëm në Milano, ndërkohë që për ushqimin e tij kujdeset një katering. Ai trajnohet kur ikin të gjithë lojtarët e tjerë pasdite, por ndërkohë ka kohë të mendojnë për të ardhmen e tij.

Në janar, Ibrahimoviç ishte bindur të kthehej në Milano, sidomos nga Boban dhe Maldini. I pari nuk është më, ndërsa i dyti me gjasa mund t’i lejë kuqezinjtë në fund të vitit. Milan, i udhëhequr nga Gazidis dhe me Ralf Rangnik në pankinë, do të fillojë një rrugë të thellë ndryshimesh. Eshtë e qartë, se një figurë si Zllatan Ibrahimoviç, është shumë e rëndë për klubin.

Shpejt mendohet se do të ketë një takim midis suedezit dhe udhëheqjes së klubit, që do të sqarojë të ardhmen e të dy palëve. Gjithsesi, Ibra që në vjeshtë mbush 39 vjeç, e ka kuptuar se Milani që gjeti në janar nuk është më ai që ishte vite më parë. Gjithçka ka ndryshuar…

Në horizont për të përflitet se mund të ketë një rikthim në vendlindje, me fanelën e Hamarbit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!