Liga angleze shpërndan protokollin, fjala kyçe ‘distanca’

Ndaloni, dezinfektoni dhomat e xhveshjes, grupet e punës të përbëhën nga maksimumi pesë persona“.

Protokolli zyrtar për rifillimin e futbollit anglez, raporton BBC, iu dërgua dje lojtarëve dhe zyrtarëve të Premier League. Edhe pse vendimi do merret pas një votimi teksa së paku 14 klube do duhet të votojnë ‘Pro’.

Fjala kyçe është “distanca”, e cila duhet të respektohet rreptësisht. Përveç fushave dhe dhomave të xhveshjes, do të dezinfektohen flamujt, por dhe të gjitha paisjet që do tëvendosen në fushë teksa do të përdorën për stërvitje.

Lojtarët ndalohen të përdorin transportin publik dhe do të duhet të paraqiten vetëm me automjetet e tyre të personalizuara, duke u kujdesur për të pastruar rregullisht ambientin e brendshëm të makinave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!