“Kështjella”, 25 mijë euro gjobë Romeros!

Dëshira për të kënaqur vajzën e tij në këto ditë pandemie, i ka kushtuar Serxhio Romero, portierit të Mançester Junajtid, jo vetëm financiarisht, por edhe me përballjen e ligjit, raporton “Sun” dhe “Mirror”.

Romero me siguri nuk e kishte menduar, se ajo që kishte qenë një dhuratë e bukur për vajzat e tij, do të shndërrohej në një problem të rendit dhe sigurisë publike.

Ai, në të vërtetë, e kishte ekzagjeruar me përmasat e lojërave të ndërtuara brenda oborrit të shtëpisë së tij: një kështjellë përrallë rreth 3.5 m. e lartë, një rrëshqitëse shumë metërshe, si dhe një shtëpi të vogël prej 4 metrash.

E gjithë struktura ishte ndërtuar brenda një kohe të shkurtër dhe pa leje, duke u shndërruar në një burim aksidentesh për shoferët.

Portieri argjentinasi i “djajve” jeton në një shtëpi prej 3 milionë eurosh në Uillmoslou, disa hapa nga ish-tekniku Sër Aleks Ferguson. Mesa duket dikush nga komshinjtë e tij është ankuar për grehinën lodër të Romeros.

Kështu ai u detyrua t’i prishë ato lojëra të blera me shumë dashuri për vajzat e tij, duke paguar edhe 25 mijë euro gjobë për ndërtimin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!