Kush ‘fshihet’ pas futbollit shqiptar?

E mbylli në tavolinë Franca, Holanda, Belgjika dhe disa vende me futboll të nivelit mesatar. Pikëpyetje të shumta për të tjerë kampionate me peshë në Europë, si Seria A italiane, Premier League angleze apo La Liga Santander spanjolle.

Koronaviruesin e ‘njohin’ edhe UEFA e FIFA, organizmat e larta që udhëheqin futbollin në Europë e Botë. Përpos ndihmave në fonde, federatat kanë marrë shpesh udhëzime për të vendosur fatet e aktiviteteve sportive në fushë. Gjithnjë nëse lejohet nga organet shëndetësore vendase.

Në Shqipëri, FSHF-ja, prej javësh ka kërkuar me ngulm të luhet në fushë. Së paku për Kategorinë Superiore. Nuk kanë munguar as tentativat për të ndjekur modele (ai gjerman). Për t’i bërë prezente te ministritë përkatëse, që kanë në duar fatin e Superiores në fushë.

Por, pertej mbështetjes që vetë FSHF i dha futbollit me paketa ndihmëse dhe disa deklaratave të klubeve të caktuara, se janë pro, apo kundër rifillimit duket se diçka nuk shkon:

Së pari, Duka edhe pse trumbeton me të madhe se është për futboll në fushë, në daljet publike, ka lënë të kuptohet se nuk e ka fort problem ndalesën me fotografimin aktual të Superiores (parasysh tonet e larta me qeverinë).

Së dyti, vetë klubet janë fare pak, apo aspak të interesuara për lojë. Dihet që kostoja e tyre do ishte disa herë më e madhe (pavarësisht se dhe në kushte të terheqjes financat cënohen ndjeshëm).

Me një veshtrim sipërfaqësor, vetëm tri apo katër ekipe nga Superiorja janë ‘Pro’ garës. Partizani, Teuta dhe ndoshta Vllaznia e Bylis. Këto klube, pasi kanë shpëtuar sezonin, duan një biletë në Europë, e cila deri tani i shkon Tiranës, Kukësit, Laçit dhe Skënderbeut.

Por dhe Flamurtari e Luftëtari votojnë kundër garës, pasi me të drejtë shpresojnë, se formati i ri eventual i lë në elitë (klubet kanë deklaruar zyrtarisht se jane kundër).

Kush e do futbollin në fushë (pa tifozë)? Misteret mbetën…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!