Jonuz: ‘Vllaznia rimëkëmbet me tre futbollistë, dua garanci financiare’

I ftuar në një lidhjeje Skype nga Maqedonia e Veriut, trajneri i Vllaznisë Mirsad Jonuz, foli sot për Supersport lidhur me objektivat aktualë dhe në vijim të Vllaznisë. Ai shfaqi rezerva lidhur me kohën përgatitore teksa më tej shtoi se kishte ruajtur kontaktet me futbollistët shkodranë për gjatë gjithë kohës. “Vllaznia i ka mundësitë për të fituar Kupën e Shqipërisë këtë edicion”-shton ish-portieri, sot trajner i Vllaznisë.

Rifillimi i kampioantit…

Është një moment i vështirë për të gjitha klubet sepse kemi dy muaj që nuk luajmë. Sot qeveria në Maqedoni u ka dhënë leje klubeve të stërviten në fushë. Nuk e di si është situata në Shqipëri nëse kanë dhënë leje apo jo.  Nëse më 18 maj nisim stërvitjen është shumë pak që të fillojmë në 3 qershor”

Koha në dispozicion dhe sezoni i ardhëshem?

Nëse stërvitemi në 18 maj e deri në 3 qershor është kohë e pakët. Është e vështirë që të luajmë në qershor dhe korrik. Nëse qendroj te Vllaznia sezonin tjetër, ne kemi nevojë për 3-4 lojtarë të rinj. Do ta shikoj në fund të sezonit. Sezonin e kaluar e nisëm në 1 qershor me 14 lojtarë dhe kjo është e vështirë për një trajner. Nëse qëndron në kampionat, duhet të shikosh organizimin dhe anën financiare.

Biznesi juaj privat?

Kam një fabrikë që prodhon shishe plastike dhe kam 70 puntorë. Tani kemi 10 ditë që nuk punojmë sepse qeveria nuk ka dhënë leje. Është një punë e mirë, pasi eksportojnë në shumë vende të Ballkanit dhe kjo është shumë e mirë për familjen”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!