Futbollistja kuqezi delegon pagën te njerëzit e varfër…

Vajza nga Vora, Delma Muça, futbolliste e klubit Teuta dhe njëherazi pjestare e kombëtares U-17, pjesë e paketes ndihmëse të FSHF-së, bëri një zgjedhje frymëzuese, duke ndihmuar 3 familje në nevoje me disa pako ushqimore për të lehtësuar sado pak vështirësitë ekonomike ardhur pas pandemisë globale.

Përshëndetje, unë jam Delma Muça, një vajzë 15-vjecare nga qyteza e Vorës, jam futbolliste e Teutës dhe kombëtares së U-17. Në këto kohë të vështira që po kalojmë nga pandemia, Federata Shqiptare e Futbollit na dha një pagesë prej 30 mijë lekësh të reja dhe unë vendosa që këtë bonus ta dhuroj për familjet në nevojë.

Këtë nismë sigurisht e mora falë mbështetjes së FSHF dhe Presidentit të saj Armand Duka dhe gjithashtu familjes sime që më përkrahu në këtë nismë. I ftoj të gjithë, që të bëjnë bamirësi, pasi jemi edhe në muajin e shenjtë të Ramazanit, secili prej nesh, sipas mundësive mund të bëjë dikë të lumtur.”-shkruan FSHF. (Video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!