Bare dhe Sadiku, takim në… fushë

Sadiku dhe Bare takohen në fushën e stervitjes. Ngjau sot te Malaga, skuadra e Secunda Division në Spanjë. Të dy futbollistët e Kombëtares kuqezi, u panë në formë të mirë shëndetësore e sportive.

Klubi bardheklatër i Malagës, ka publikuar ditën e sotme një video, ku në epiqendër të saj shihet Bare, me gjithë veprimtarinë protokollare të ingranimit në seancë.

Gjithçka në detaje. Zbritjen nga makina, dezinfektimi, pajiset me maskë, doreza të ofruara nga klubi dhe më pas kontakti me terrenin sportiv stervitor. Një normë për të gjithë futbollistët…

Sakaq, fieraku i talentuar kuqezi Keidi Bare, stërvitet i veçuar nga Sadiku, Huankar, Renato Santos, Aron Nigez. (video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!