Spanja i beson VAR-it, dy uniforma në 90′
Federata Spanjolle e Futbollit, ka bërë të ditur se ‘La Liga Santander’, pas pandemisë Koronavirus, do të mund të shkojë deri në fund. Nuk ka ende një datë fikse por me gjasë ajo do të nisë ose në fillim të qershorit ose në 20 qershor.
Ndërkohë kampionati madhështor, edhe pse mori aprovimin e FIFA-s për të luajtur ndeshjet pa patur nevojë të përdoret sistemi VAR, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Sipas mediave iberike, teknollogjia do vijojë të jetë pjesë e kampionatit spanjoll. Protokolli i La Liga-s, zbardhet në disa pika:
Disa rregulla:
–Skuadrat do të kenë nga 23 lojtarë të përfshirë në skuadrën e javës.
-Skuadrat do të bëjnë pesë zëvendësime
-Përkundër lejes nga FIFA, do të vazhdohet me sistemin VAR
-Lojtarët do të testohen 24 orë para ndeshjeve.
-Stadiumet do kontrollohen për standarte dhe dizefektime
-Lojtarët nuk do të kenë të drejtë të shtrëngojnë duart para-pas ndeshjes
-Të gjithë lojtarët detyrohen të ndërrojnë fanelat pas pjesës së parë
-Lojtarëve u ndalohet të pështyjnë në fushë, aplikohet sanksionim me karton të verdhë
-Lojtarët nuk kanë të drejtë të shkëmbejnë fanelat.