Beteja me Boash, Zubizareta largohet nga Marseja

Historia e Andoni Zubizaretës te Olimpik Marsejë merr fund. Ajo që dukej si një sekret i hapur, u njoftua disa minuta më parë.

Marrëdhënia jo e mirë e tij me pronarin e OM, Frank McKourt, e veçanerisht kontradita me teknikun portugez Vijas Boash, ka sjellë largimin e tij nga klubi i menjëhershëm.

Deklarata thekson se është një zgjidhje “e pajtuar reciprokisht”, megjithëse muajt e fundit, ish-drejtori sportiv ka patur papajtushmeri me trajnerin portugez Andre Vijas Boash :

Faleminderit Andre Vijas Boash që më ka kënaqur me futbollin dhe që më bëri të zbuloj një mik të vërtetë” -inorizoi ish legjenda e portës së Barcelonës.

Presidenti i klubit, Zhak Henri Eyraud, ka njoftuar më herët se dëshron të afrojë Aldridgen te klubi. Sot ai, ka falenderuar spanjollin për punën e bërë që nga fundi i vitit 2016.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!