FSHF merr zgjerim, godina e re pranë ‘shiritit’
Investimi gjigand për zyrat e reja të FSHF-së duket se ka ardhur drejt fundit. Edhe pse në radhë ka ende projekte për t’ju bashkuar strehës administrative.
Godina e re e institucionit të Futbollit në ish- kompleksin Dinamo ose me emrin institucional pranë Parkut Olimpik në Tiranë, përfshin përveç zyrave, edhe ministadiumin në shërbim të ekipeve kombëtare, apo dhe të skuadrave shqiptare në tërësi.
Investimi prej 6.5 milion eurosh (sipas të dhënave të start-projektit) nisur dy vite më parë, konkretizohet me godinën numër 1, aty ku ka nisur instalimi i administratës së FSHF-së.
Inagurimi zyrtar i këtij objekti të rëndësishëm të drejtimit të futbollit Shqiptar pritet të finalizohet gjatë javëve në vijim. Pamjet e fundit tregojnë madhështinë e FSHF-së së re.