Rrezikon Premier Liga, edhe Uatfordi kundër garës…
Brajton dhe Aston Vila, kundërshtuan zyrtarisht nisjen e Premier League por pas dilemave për votën pro/kundër, Uatford përfundimisht e vendos vetën në anën e dy skuadrave që janë për të mos luajtur me dyer të mbyllura.
Megjithatë vendimi përfundimtar do të vijë në javët në vijim, pasi të jenë marrë udhëzime të qarta nga qeveria. Një gjë është e qartë se për të rifilluar Premier League, duhen të paktën 14 vota pro nga 20 klube.
Parë vendimin e tri klubëve do të mjaftonin dhe 3 të tjera dhe sezoni do mund të mbyllej përfundimisht.
Sakaq interesant fakti që mes skudrave për ‘stop’ të garës gjëndet Aston Vila. Brajton dhe Uatford kanë motiv pasi janë mbi zonën e rrëzimit por Vila, pozicionohet e parafundit dhe rënja do ishte e pashmangëshme.