Baloteli: ‘Kielini, bëhu një herë burrë…’
Plasin polemikat mes dy futbollistëve të kombëtares italiane Mario Baloteli e Xhorxhio Kielini. Kapiteni i bardhezinjëve, ka kritikuar sulmuesin ‘axur’ lidhur me një performancë të dobët në 2013-tën…
“Mario Baloteli është një njeri negativ, që nuk ka respekt për grupin. Në një ndeshje të Kupës së Konfederatave në 2013-ën, nuk bënte asgjë për të na ndihmuar”, ka shkruar Xhorxhio Kielini në biografinë e tij.
Reagimi i sulmuesit të Breshias ka ardhur me shpejtësi duke i plasur në Instagram shumë më tepër kapitenit të Juves.
“Unë të paktën kam sinqeritetin dhe kurajën t’i them gjërat në sy. Ti që prej 2013-ës ke pasur shumë mundësi për t’i thënë këto dhe për t’u sjellë si një burrë i vërtetë, por nuk e bëre.
Kush e di çfarë do thuash një ditë, për shokët aktualë të skuadrës, kapiten i çuditshëm. Nëse kjo do të thotë të jesh një kampion, atëherë preferoj të mos jem. Për fanelën e Italisë kam pasur gjithmonë respekt maksimal”, – postoi ‘Super Mario’.