Covid-19, i pranishëm te Fiore dhe Samp…
Makthi i Covid-19 prezent te Fiorentina dhe Sampdoria. Për javë të tëra, shkenca ka paralajmëruar se numrat zyrtarë, janë vetëm maja e ajsbergut të kësaj pandemie. Vjollcët dhe të kaltrit, fatkeqësisht e konfirmojnë atë.
Në Firence, nga rreth pesëdhjetë teste të kryera të mërkurën në mes sportistëve të ekipit të parë dhe stafit tekniko-shëndetësor, ka gjashtë vetë që rezultuan pozitivë me Covid-19: prej tyre tre lojtarë. Klubi, sipas presidentit Roko Komiso ka vendosur të ruajë konfidencialitetin e emrave.
Sigurisht, 6 persona të infektuar janë shumë, por për fat të mirë ka edhe lajme të mira. Midis tyre, të gjitha pozitivët janë asimptomatikë dhe për më tepër, duke qenë se shkalla virologjike është e ulët, klubi vjollcë shpreson t’i ketë të gjithe në dispozicion, duke filluar nga fundi i majit.
Ndërkohë, këtë mëngjes, nga ora 8.30 për ta ka filluar një fazë e re. Lojtarët negative janë paraqitur në qendrën sportive për fillimin e programit të stërvitjes. Ndërkohë, Riberi do të kthehet në Firence, pas periudhës së kaluar në Mynih. Ai do t’i nënshtrohet testeve dhe ka të ngjarë të mbetet në karantinë për një kohë.
Ndërkohë Sampdoria ka zyrtarizuar “tre pozitivë të rinj dhe një rikthim të koronavirusit”në mesin e lojtarëve të tij, të gjithë të gjetur “gjatë testeve që iu nënshtruan” lojtarët në funksion të kthimit në punë në qendrën stërvitore në Bogliasko. Të katër, “aktualisht asimptomatikë, janë vendosur në karantinë dhe do të monitorohen vazhdimisht, sipas protokollit”, shënimi mbyllet i klubit të kaltër.