“Rifillimi i futbollit nuk është urgjencë”

Ish-kryeministri italian, një emër i njohur në botën e futbollit italian dhe atij ndërkombëtar, Silvio Berluskoni, ka folur për rifillimin e Serisë A, duke krijuar mjaft polemika në mjedisin sportiv dhe duke i ndarë tifozët në dy kampe.

“Unë e dua futbollin, i cili ka qenë dhe është një pjesë e rëndësishme e jetës sime. Kam qenë presidenti i një klubi që kam fituar më shumë tituj në historinë e futbollit botëror.

Por sot, ndërsa shumë italianë ende vdesin, shumë të tjerë ende vuajnë në spitale. Shumë ndërmarrjet rrezikojnë të falimentojnë dhe mjaft njerëz do të humbasin vendet e punës.

Kur shkollat dhe universitetet janë ende të mbyllura, rifillimi i futbollit mua nuk më duket se është një çështje kaq urgjente”.

Ky është mendimi i Silvio Berlusconi, ish-presidentit të Milanit dhe pronari i sotëm i Monza, në një intervistë dhënë për “Libero”.

Për Berluskonin “është e nevojshme të mbrohet futbolli, pasi qeveria nuk po bën sa duhet për tërë botën e sportit, e cila është e rëndësishme si një mënyrë jetese e shëndetshme”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!