Edi Reja: ‘Më mungon Shqipëria, kisha plane për miqësoret…’

Trajneri i Shqipërise Edi Reja në një intervistë të zgjeruar sot për gazetarin Endi Tufa në ‘Top Channel’, ka thënë shumçka nga jeta në karantinë, planet e prishura për udhëtimin drejt elementëve të rinj të Kombëtares, marrëdhëniet me Duken e deri te detyrat për stafin e tij. ‘Nëse mund të shtyhet futbolli i bie që të vij në shtator’-thotë Reja.

Ende pa futboll…

Edhe pse kjo javë u mendua si një javë lirie, pothuajse e njëjta gjë ndodhi, me të njëjtat kushte e përkudjesje me dal jashtë dhe me normat e vendosura të sigurisë. Por mund të them që në vend të shkonte bashkëshortja ime për të bërë pazarin shkova unë, ky ishte ndryshimi. Bëra një xhiro me biçikletë, rreth 20 km, këtu afër në provincën e Goricias sepse kam fat që jetoj këtu. ”

Izolimi?
Unë qëndroj në shtëpi prej rreth dy muajsh, por e ndjej veten me fat sepse kam një baçe dhe jam marrë me lulet gjatë gjithë kësaj periudhe. Dhe si për çudi në këtë vit kanë çelur shumë lule të bukura. Ashtu siç ndodh zakonisht, kur gjërat bëhen me dashuri edhe frytet janë të mira. “

Pengu?

Më vjen keq që humbëm dy ndeshjet miqësore me Slloveninë dhe San Marinon. Kisha marrë 5-6 lojtarë të rinj, si Laçi, Mersinaj, Çekiçi, Kamberi dhe Broja që i kisha marrë për t’i parë, për këtë gjë më vjen keq që nuk munda.

Nga ana tjetër më mungon Shqipëria dhe doja të vija në Tiranë në këtë periudhë aq më tepër që do të ndryshojmë edhe zyra dhe do të më duhej të sistemoja zyrën e re. Gjithashtu kishim edhe disa bisedime me trajnerët e ekipeve të moshave të kombëtareve dhe jo vetëm sepse unë kam hartuar së bashku me stafin tim një projekt për të përmirësuar nivelin teknik dhe jo vetëm.

Së bashku me mua janë edhe ndihmësit e mi që secili në sektorin e vet, nga mjekët tek videoanalistët, po përpiqemi të nxjerrim element të rinj. Gjithçka ishte programuar për këtë periudhë por ndodhi kjo dhe u stopua gjithcka.”

Fillimi i kampionatit?

“Mua më duket e çuditshme se si në Shqipëri nuk ka ende një sinjal se kur mund të rifillojnë stërvitjet dhe ndeshjet. Një vend me më pak njerëz të prekur dhe me më pak rrezik e Italia apo vendet e tjera në Europë ende nuk kanë asnjë sinjal për futbollin.

Mund të gjendet një zgjidhje si në disa shtete të tjera. Unë kam folur me disa nga lojtarët dhe ata kanë filluar stërvitjen në grupe. Për mendimin tim Shqipëria duhet të kishte rifilluar pasi për fat të mirë nuk ka kaq shumë raste. Sigurisht duke marrë masat e nevojshme sepse shëndeti është mbi të gjitha. Në Itali ndoshta mund të rifillojë futbolli në qershor por të paktën kanë filluar që tani të provojnë.”

Në këtë situatë më ka ndryshuar edhe mua shumë puna. Fakti që nuk luajnë skuadrat dhe nuk stërvitem dhe unë skam ku të hkoj dhe kë të shoh. I kisha lënë shumë takime me lojtar që do të shkoja ti shihja si Kamberin apo Laçin që nuk i kam parë.

Më mungon shumë kjo pjesë e punës time. Ka shmë të tjerë që i kam parë më parë, por tani nuk di se si janë. Përndryshe do të na duhet të shihemi direkt në shtator, gjithnjë me mendimin që në gusht të kenë rifilluar gjëra.”

Kontributi për ndihmë?

“Sigurisht ne kemi folur dhe për mua nuk është problem i madh pjesa ekonomike. Kam folur edhe me stafin tim. Nëse na duhej të hiqnim dorë nga ndonjë rrogë apo nga ndonjë pjesë e rrogës, ne ishim gati. Folëm edhe me presidentin i cili na kërkoi nëse mund të kontribuonim dhe sigurisht i thash që ne mund të heqim dorë dhe të kontribuojmë pasi ka njerëz që edhe pse duken profesionist në pamje të parë por kanë probleme shumë më të mëdha, probleme ndoshta edhe për t’u ushqyer. Nëse është një kërkesë për të ndihmuar në situats të tilla ne jemi gjithmonë gati.”

Synimi i Rejas në Nations?

“Objektivi ynë është që të fitojmë grupin në eliminatoret e ardhshme, me Bjellrusinë me Lituaninë apo Azejrbaxhanin. Sigurisht edhe ato janë skuadra kompetitive por ne nuk jemi më pak. Për atë pjesë të ndeshjeve që unë drejtova kam parë një rritje të dukshme. Një gjë të tillë e treguam në Islandë apo në Turqi. E vemtja që na prishi disi ecurinë në eliminatoret e shkuar ishte Andora se sa i përket Francës të gjithë e dijmë diferencën.

Duam ti afrohemi më shumë kampionatit shqiptar. Ka qenë një kërkesë e presidentit Duka që ne t’i japim një dorë futbollit në Shqipëri. Nga këndvështrimi teknik apo organizativ.

Kam folur me Stezinën i cili ka filluar kontaktet me universitetet për të gjetur mjekët e rinj, që do të jenë kudo në ekipet kombëtare. Do të bëjmë sigurisht edhe teste të shumta por kjo periudhë pandemie na i ngadalësoi ritmet.

Unë do të merrem me trajnerët shqiptarë, për të dhënë leksione dhe jo vetëm, ndërkohë që Febrari, do të merret për të gjetur përgatitësit atletik. Edhe ai po krijon kontaktet dhe po kërkon në për universitete për të gjetur elementët e duhur.

Paketa ndihmëse…

Duam shumë që të ndihmojmë futbollin tuaj me të gjithë njohuritë tona për të arritur në dicka pozitive. Nuk di se sa efikase do të jetë kjo gjë, por këtë do ta shohim në një kohë të dytë. Por do të jemi aty, në terren për të përmirësuar strukturat dhe nivelin e njohjes së futbollit me aq sa dimë ne.

Sa për kuriozitet mister, shohim që tuta sipër është e kombëtares sonë, ndërkohë që poshtë është fanella e Lazios?
Po është fanella e Lacios, herën tjetër që do të bëjmë intervistën do e vesh edhe poshtë bluzën e kombëtares.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!