Ozil pa shpresë, Arsenal e sheh jashtë…

Mesut Ozil gjithnjë e më larg Arsenalit. Futbollisti më i paguar te ‘topçinjtë’ me 350.000 paund në javë, mbyll kontratën në 2021, por askush nga klubi nuk i ka propozuar rinovimin.

Në kohën e teknikut Unai Emeri, turko-gjermani u la disi në hije dhe klubi i dha dakortësinë që të lëvizte në merkato gjatë verës së shkuar. Asgjë, Ozil mbeti në ‘derë’.

Gjithësesi, Mikel Arteta me angazhimin te klubi londinez, i dha më shumë hapësirë kampionit të botës, por klubi ende ruan taktiken e tij, duke mos e parë në planet e ardhshme.

Mesfushori 31-vjeçar në të kaluarën (2010-13) ka veshur fanelën e Real Madrid. Nga 2013, Mesut Ozil mban veshur uniformën e Arsenalit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!