Çudit Bazeli, ‘nuk luajmë pa tifozë’

T. Xhaka, Zhegrova, Ademi, O.Bunajku, Isufi. Një ‘koloni’ shqiptare te Bazeli në Zvicër. Edhe atje futbolli i ndaluar dhe në pritje të urdhrave të qeverisë.

Por Basel thotë se futbolli nuk mund të luhet pa tifozë. Teoria e habitëshme vjen nga presidenti i klubit, Bernhard Burgener, teksa i tha SRF:

Ne nuk jetojmë me të ardhura nga media, ato janë midis 7 dhe 10%. Shifrat e mëdha vijnë nga spektatorët, sponsorët, hyrjet në stadium, merkato dhe transferimet.

Ndeshjet me dyer të mbyllura do të përktheheshin në kosto të lartë për ne, ose rreth 300,000 franga humbje për çdo ndeshje në shtëpi”.

Deri në momentin e ndaljes së kampionatit për shkak të COVID-19,  skuadra e ‘Taunalt Xhakës’, renditej në vend të 3-të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!