FSHF, shkresë në… ‘qeveri’

Federata Shqiptare e Futbollit ka dërguar ditën e sotme një shkresë në Ministrinë e Shëndetit dhe Arsimit, me anë të së cilës kërkon rifillimin e stërvitjeve më 2 maj dhe zhvillimin e pjesës së mbetur të sezonit nga data 24 maji deri në javën e fundit të korrikut.

Në dokumentin e firmosur nga sekretari i përgjithshëm i FSHF-se, Ilir Shulku, kërkohet bashkëpunimi mes institucioneve, për të mbyllur në afatin e caktuar nga UEFA sezonin futbollistik 2019-20.

Mësohet se FSHF ka gati edhe kalendarin, që përkon me afatet kohore të kërkuara nga UEFA, pra datën 3 gusht. UEFA ka njoftuar se pas kësaj date nuk pranon më vonë emrat e skuadrave që do të marrin pjesë në Europë.

Pasi të mbyllet kampionati, do luhet edhe finalja e Kupës së Shqipërisë, në plan për më 26 korrik.

FSHF, dhe klubet, në pritje të përgjigjes së dy ministrive përkatëse (përgjegjëse).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!