Valdet Rama: ‘Do më pëlqente rikthimi si kuqezi’

Valdet Rama futbolisti i Mepen në Ligën e 3 gjermane, thotë për SuperSport, se ende nuk ka nisur përgatitjet me skuadrën. Peng ka mungesën eftesës pas rekuperimit…

Ish-lojtari i Vajadolid në La Liga, kujton periudhën me Kukësin dhe dëshiron të luajë një ditë me Tiranën. Gjithësesi, Rama ndjen ankthin se ligat inferiore në Gjermani edhe mund të ‘kançelohen’. Sikundër në Angli, Skoci etj.

Stervitja? “Akoma nuk kemi nisur stërvitjen, por të hënën na kanë thënë që të stërvitemi. Jemi ende në pritje se çfarë do të bëhet dhe kur do të luajmë.

Mepen?Kemi bërë një sezon të mirë bashkë me skuadrën e Mepen. Para se të vija këtu trajneri më tha se ka objektiv ngjitjen në ligën e dytë. Ishim në formë të mirë dhe kishim shanse që të ngjitemi në ligën e dytë.

E ndjek Kategorinë Superiore?“E kam ndjekur vazhdimisht dhe Kukësi ka qenë shumë mirë. Në ato ndeshje ku do të ishin në maksimum nuk e kanë bërë. Ndaj Tiranës fitorja do të ishte shumë pozitve, ndërsa Tirana ka bërë shumë mirë dhe me meritë është në vend të parë.”

Rikthim në Supeligë? Pse jo, çdo gjë është e mundur. Nuk e di çfarë do të bëhet në të ardhmen, por përse jo.

Më mirë? “Kudo mirë por në Spanjë ka qenë një ndjenjë e mirë për të luajtur, pasi jam përballur me Real Madrid apo Barcelonën. Kam luajtur në Gjermani gjithashtu, por në Spanjë jam ndjerë shumë më mirë.

Dëmtimet? “Kam pasur shumë dëmtime sidomos para Europianit dhe kam qenë i dëshpëruar që nuk isha pjesë e skuadrës. Kam dhënë çdo herë maksimumin me kombëtaren dhe të gjithë më kanë folur shumë mirë gjithesesi kam pritur të kem vemendje pas rekuperimit.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!