Seria A përcakton ‘Top 10’ më të mirët e huaj…

Një material interesant sot në ‘Mediaset’. Media italiane ka renditur 10 futbollistët e huaj më të spikatur që prej vitit 1980 e deri sot.

Autori i shkrimit e përjashton renditjen sipas aftëisë dhe meritokracicë.I vetmi kriter në përzgjedhje, i takon datës dhe vitit të përfshirë në Seria A.

1- Platini, Juventus në 30 prill 1982. ‘E morëm për një copë bukë por ai e meritoi’ deklaronte Xhani Anjeli.

2-Ziko, Udineze 1983 ‘Ziko ose Austria’ shkruanin tifozët gjatë pritjes.

3- Maradona. Në 1982 Platini, në 1983 Zico, në 1984 Maradona. Me ardhjen e kampionit argjentinas, Serie A ishte padyshim bëhët qendra e botës së futbollit.

4-Marko van Basten, Milan 1987. Berluskoni shpenzoi 1.75 miliardë lira për njërin nga sulmuesit më të mirë në botë.

5- Mateus, Inter 1988. Interi bleu nga Bajern Munih, në 1988, një gjerman me origjinë të lashtë hebre, i cili dinte të bënte gjithçka në mesfushë.

6- Batistuta, Fiorentina 1991. Në vitin 1991 një argjentinas me rrënjë italiane, saktësisht nga Friuli, arriti në Firence. Më vonë nofka ‘Batigol’.

7-Zidan, Juventus 1996. Asgjë e gabuar. Një ‘elefant’ në mesfushën bardhezi. Juve e shiti më vonë te Real Madrid.

8- Ronaldo (Fenomeni) Inter 1997. Në 1997 presidenti i Inter Masimo Morati u dha tifozëve Ronaldo Luis Nazario de Lima. I pagoi 48 miliardë Barcelonës.

9-Kaka, Milan 2003. Deri në vitin 2007, ndër lojtarët më të mirë në botë…

10-Kristiano Ronaldo Juventus 2018. Juventus e bleu atë për 100 milion euro (plus 12 bonuse shtesë) Portugezi është një shembull përkushtimi si një aspiratë e vazhdueshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!