Teuta me program të avancuar, skuadra ka gjendje…

Teuta e Durrësit, skuadra që pati disa oshilacione në momente të caktuara të garës deri në 12 mars, prej ditësh po stervitet në grupe. Ata janë në pritje të datave të reja, lidhur me stervitjen në grup, kampionatin dhe Kupën.

Edhe pse skuadra ka avantazhin e të qenit gjeografikisht buzë detit dhe me terrene sportive të mjaftueshme, sërish stafi teknik ka menduar që futbollistët të trajnohen 2 e nga 2 dhe me kohë të pjesshme.

Një cikël, që sipas kampit durrsak, ndiqet edhe për futbollistët me banim jashtë Durrësit, apo jashtë vendit.

Ndihmës trajneri Bledar Hodo thotë se gjithçka është e saktësuar, duke patur një program ekstra dhe të kontrollueshëm.

Po stërvitemi 2 e nga 2 dhe me orare të ndryshme. Kemi plan ekstra edhe për lojtarët që nuk janë aktualisht me banim në Durrës. Ju kemi dhënë programin dhe i kontrollojmë on-line. Presim datat e lejes për të nisur seancat e plota e sipas protokollëve të reja,‘- tha Hodo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!