Reja: ‘E dua Shqipërinë, për dy javë në Tiranë’


Tekniku 74 vjeçar nuk preferon të debatojë për deklaratat e Panuçit: ‘Nuk flas për paraardhësin, por Shqipërinë e gjeta në gjëndje të vështirë’

Edi Reja ka një ‘defekt’- moshën. Për të tjerat, duket njeriu gjenial për Kombëtaren kuqezi. Në pak kohë, arriti ti kthejë fizionominë e duhur skuadrës shqiptare duke afruar elementin e duhur dhe të prespektivës, shoqëruar edhe me rezultate. I thotë të gjitha në Supersport.

Madje edhe kur pyetet për ulje pagash është gati ta dorzojë të gjithën. Për 15-20 ditë mund të zbarkojë në Tiranë…

Reja:

Kontrata?

Kam rinovuar dhe kam nënshkruar dhe nuk e di pse thuhet se unë nuk kam rinovuar. Duhej të bëja konferencën, por nuk u bë për shkak të Koronavirusit. Duhet të isha aty të flisja edhe për grupin e Ligës së Kombeve, por virusi prishi gjithçk.

Kemi rinovuar deri në vitin 2022, dhe i thashë Dukës që 4 vite janë shumë. Do diskutoj më shumë për kontratën dhe nuk dua të firmos një kontratë afatgjatë. Dua të jem më shumë dhe më shpesh në Shqipëri, për të ndjekur më shumë kampionatin shqiptar”.

  Stërvitja këto ditë?

Gjasula dhe Abrashi kanë zbritur në fushë në grupe të ndara. I kam thënë presidentit Duka të shikojmë nga viti në vit dhe të shikoj edhe kampionatin shqiptar si ecën. Ne duhet të vijmë më shpesh në Shqipëri për të njohur më shumë kampionatin shqiptar dhe të japim kontributin tonë.
Balaj është kthyer në fushë me grupe të vogla, ndërsa i vetmi që është më në formë është Gjimshiti, që vazhdon stërvitjen. Flas gjithmonë me përgatitësin atletik që t’i japim një dorë Federatës Shqiptare. ”

Përgjysmimi i pagës..

 “E kam bërë edhe kur ndodhi tërmeti dhe e kemi bërë prap tani me stafin tim në mënyrë vullnatare. Jam gjithmonë gati për të bërë këto gjëra, por nuk më pëlqen t’i bëj publike. Shpresoj të japim një ndihmë personave që janë në vështirësi në këto momente. Unë kam akord me Federatën dhe deri tani nuk ka ndryshuar asgjë. Nëse do të jetë nevoja do të heq dorë nga një pjesë e mirë e pagës sime. Kam folur me presidentin dhe më ka thënë që ka pasur disa vështirësi në Shqipëri. Nëse do të ketë nevojë akoma, unë dhe grupi jemi gati të heqim dorë edhe nga paga ime.”

 Panuçi tha, e bëra unë grupin…

Nuk flas kurrë për kolegët e mi e çfarë kanë bërë. Kam ndryshuar disa gjëra që nga koha kur ishte ai dhe kam aktivuzuar shumë lojtarë të rinj. Më vjen keq që nuk kam ardhur më shpejt, pasi mund të bëja akoma më mirë. Gjeta një skuadër shumë të demoralizuar dhe duhej një punë e madhe për të kthyer harmoninë. Tani ka shumë entuziazëm dhe nuk më intereson shumë se çfarë ka thënë Panuçi. Njerëzit e kanë parë difercën mes meje dhe atij.”

Kualifikimi në Nations?

Skuadra është mirë por nuk duhen parashikime. Janë të gjitha ndeshje të vështira, por varet nga ne. Ne kemi objektivin tonë për të dalë të parët në këtë grup. Shpresoj që lojtarët tanë të jenë në aktivitet, pasi në Bjellorusi kampionati vazhdon.”

Frikë këtë periudhë dhe si e keni kaluar kohën?

Në këtë periudhë nuk kam pasur frikë, kam qëndruar në kompiuter dhe biseduar me futbollistë dhe dua të vijë në Shqipëri për të vazhduar projektin tonë. Duhet të jemi të kujdeshësh e të respektojmë rregullat. Dua të kthehem sa më shpejt në pankinë, pasi nuk jetoj dot pa futboll. Që nga mosha 16 vjeç e deri sot, me futbollin. Për 15 ndoshta 20 ditë do vij në Tiranë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!