Alla ‘tifo’ për Tiranën, në Kinë jeta po kthehet…

Ish-mbrojtësi i Kukësit, Albi Alla, sot në ‘Super Sport’, tha se gjëndet në Greqi dhe jo në Kinë te skuadra Shaanxi Chang’an.

I pëlqen të rikthehet në kampionatin shqiptar dhe zgjedh Tiranën, si ekpin e mundshëm. Pranon faktin se kampionati kinez paguan rregullisht. Ndryshe, të zbresin nga liga…

Në Kinë?

Për momentin ndodhem në Greqi dhe jo në Kinë. Në kohën që po bëhesha gati të shkoja, u mbyllen, doli koronavirusi dhe u mbyllen kufinjtë.

Stërvitja në Kinë ka filluar prej një muaji dhe lojtarët janë grumbulluar në një hotel dhe vazhdojnë stërvitjen normalisht. Kam pasur bisedime me Tiranën dhe këtë ma ka thënë menaxheri im, kam dëshirë të luaj në Shqipëri dhe të luaj për Tiranën.

Tani nuk mund të shkoj në Kinë, pasi janë mbyllur doganat, por mua më ka dalë viza dhe për fat të mirë mund të shkoj dhe klubi po bën të pamundurën për të më marrë, pasi kampionati fillon në qershor.

Tirana dhe Flamurtari janë dy skuadrat që mund të luaj në Shqipëri. Te Kukësi nuk kam çfarë të jap më, pasi arrita kulmin tim si lojtar.

Shqiptarët dhe kinezët ngjajnë shumë. Ishte dëshira ime të qendroja këtu akoma dhe klubi donte e për këtë firmosa kontratën e re.

Edhe në Kinë ka probleme me rrogat, por ka disa rregulla që nëse një lojtar nuk paguhet brenda 6 muajve, atëherë kjo skuadër bie menjëherë nga kategoria”.

Pagat te klubi juaj?

Fatmirësisht klubi im deri tani është shumë korrekt”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!