Udhëtoi pa ‘Audi’, Koman merr gjobë nga klubi…

Audi, njëri nga aksionerët e Bajern Munih deri në vitin 2029, (aksione të kompanisë Audi janë 8.33%), i ka vënë kusht futbolistëve të udhëtojnë me makinat e modeleve të tyre. Nëse dikush shkel këto rregulla, atëherë ai gjobitet.

Kështu, Kingslei Koman sulmuesi francez është gjobitur nga klubi i tij Bajern Munih për një ‘markë’ makine të paautorizuar në përdorim.

‘Bild’ thekson se Koman udhëtoi drejt stërvitjes së programuar nga Bajerni me një McLaren dhe jo me Audi të përcaktuar nga klubi.

Sulmuesi anësor,u bashkua me grupin bavarez pasi udhëtoi me mjetin e tij McLaren 570S. Një makinë garash britanike me 570 kuaj fuqi.

Francezi kërkoi falje, duke thënë se gabimi ishte njerëzor por me gjasë ai nuk do mund ti shpëtojë gjobës së klubit. “Arsyeja ishte se kisha një pasqyrë të dëmtuar prapa te Audi im. “-tha lojtari që pritet të gjobitet me 50 000 euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!