Nojerit i refuzohet kontrata…

Disa nga futbollistët e Bajernit të Mynihut edhe pse kohë krize financiare, kanë zgjatur kontratat me klubin por për dikë, ky proces, nuk shkon si duhet…

Madje më keq. Bisedimet midis Bajern Munih dhe Manuel Nojer për rinovimin e kontratës janë ndalur zyrtarisht.

‘Kicker’ hedh dyshime të forta se mes klubit dhe Nojer ka moskuptime.

Prestigjiozja gjermane flet për pakënaqësinë e portierit për shkak të mardhënjeve të krijuara së fundi. Klubi u raportua të ketë zbuluar lajme në lidhje me pretendimet e lojtarit, në veçanti pagën prej 20 milion në vit.

Një shumë që ata nuk janë të gatshëm të paguajnë për një futbollist si Nojer. Nisur këtu, portieri i eksperiencës së madhe, mund të largohet nga bavarezët e Bajernit.

Çelsi është gati të futet në bisedime me gjermanin pasi dhe atje, Lampard, duket i pa bindur nga Kepa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!