Maradona pas 34 viteve shpjegon golin me dorë

Më 22 qershor 1986, në stadiumin ‘Azteca’ në Meksikë, Argjentina mundi Anglinë në çerekfinalen e Kupës së Botës, falë një dopiete të gjeniut të kohës, Diego Armando Maradona. Numri 10 i Argjentinës, te goli i parë, kërceu përpara portierit dhe mashtroi gjyqtarin, duke goditur me dorë dhe jo me kokë.

Megjithë protestat angleze të Bobi Robson, goli (1-0) i Maradonës u siglua në tabelë, teksa më më vonë u quajt “dora e Zotit”. Më pas sërish kampioni i madh, regjistroi një supergol teksa shmangu thuajse gjithë formacionin e Anglisë dhe shënoi të dytin.

Dhe sot, 34 vjet më vonë, Maradona përpara telekamareve të AFA (Shoqata Argjentinase e Futbollit) tregon një prej golave më të famshëm në historinë e Kupës së Botës.

Kërceva, godita dhe nuk e kuptova se ku ishte topi. E pashë në rrjetë. Kështu që, unë fillova të bërtas ‘gol, gol, gol‘. Dhe Cheço, idioti Cheço, (Batista) më pyet nëse e bëra me dorë. Mbyll gojën dhe më përqafo, -i thashë. Kjo ngjau dhe të gjithë filluan të më përqafojnë mua. Valdano gjithashtu më pyet:Mos më thuaj se ishte me dorën tënde‘. Unë përgjigjem njësoj. “Do t’ju them më vonë, Valdano, perqafo”, -shpjegon Maradona për golin e parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!