Partizani i Tiranës, i madhi i Ballkanit…

Kampion i Ballkanit 1970, duke mundur në finale Berore Stara Zagora por Partizani i Tiranës, debutimin e parë në Kupën Ballkanike për Klube e pati në 29 mars 1961.

‘Giovanniarmillotta.it’, publikoi sot një foto nga ky debutim të cilin ‘Sporti im.al’, e vendosi në ballinë të materialit. Në atë takim, Partizani fitoi 2-0 me golat e Kolec Krajës 25′ dhe Robert Jasharit 35′.

Te sukseset ndërkombëtare,ekipi i kuq është i vetmi ekip shqiptar që ka fituar një trofe ndërkombëtar.

Triumfi historik i skuadrës kryeqytetase në Kupën Ballkanike për klube, figuron një kompeticion që kishte startuar në vitet 1960 për të vijuar rrugëtimin deri 1993.

Ky eveniment ballkanik, lejonte vetëm skuadra të rajonit. Klubet sportive të Shqipërisë, Jugosllavisë, Bullgarisë, Rumanisë, Greqisë dhe Turqisë.

Partizani arriti të garojë 5 herë në këtë kompeticion i cili u zhbë në vitin 1993.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!