Datë hitorike e Milanit të Sakit…

Në historinë e Milanit të Silvio Berluskonit ka disa data pikante por ajo e 19 prillit 1989,mbetet e pashlyer në kujtesë. Në ‘San Siro’, kuqezinjtë vendas, luajnë ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, dominuesi i asaj kohe në Spanjë.

Skudara e Arrigo Sakit, pas 1-1 e ndeshjes së parë në ‘Bernabeu’ (goli i Hugo Sançez dhe Marko van Basten) ofroi një rikthim interesant në Itali. Një Milan i tejmbushur me yje, e me shkëlqimin maksimal, ishte thjesht i përsosur.

Rezultati i pjesës së parë vrasës për miqtë nga Madridi. Ançeloti, Rajkard dhe Gulit shënojnë në pjesën e parë. Furia e ‘djallit’ nuk ndal pasi në të dytën, Van Basten dhe Donadoni, plotësojnë ‘maniten’. Milan-Real Madrid 5-0.

Franko Barezi kapiteni i kuqezinjëve kujton për Milanin e atij viti: “Në ‘Bernabeu’ kuptuam se me të vërtetë do të ndryshonim historinë. Dhe të gjithë tifozët ishin me ne”.

Ndërkaq finalja e 24 majit e atij edicioni, u luajt në Barcelonë mes Steauas së Bukureshtit dhe Milanit. Rezultati 0-4 për Milan (dy gola Gulit, dy gola Van Basten).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!