Sherif Kallaku: ‘Dua të luaj jashtë vendit’

Mesfushori i Teutes, Sherif Kallaku ndërsa foli sot në ‘Supersport’, tha se skuadra e Teutes po stërvitet ne grupe të vogla.

Fantazisi që shkëlqeu fillimisht te Laçi, po luan rol vendimtar te durrsakët duke i shtyrë ‘djemtë e detit’ drejt objektivit europë. Dëshira për të veshur fanelën e kombëtares së madhe nuk fshihet nga kapiteni i U-21 kuqezi.

Si ju shkon izolimi?

“Për fatin e mirë, përgatitësi atletik Eduard Salillari na ka qëndruar afër dhe na ka marrë në grupe të vogla në stadium, duke na stërvitur. Më vjen keq që nuk po luajmë, sepse aty duket puna jonë.”

Ka ndikuar ndryshimi i pozicionit në rendimentin tuaj si golashënues?

“Mendoj që nuk ka ndikuar pozicioni, por ngërçi psikologjik. Me golat e shënuar dhe besimin e shokëve, nisa të shënoj në vazhdimësi. Për fat të keq u ndërpre kampionati, por mendoj se do t’ia dalim.”

Mendoni se do të arrijë Teuta të luajë në Europë?

“Kualitetet i kemi, ekipi është shumë i mirë. Ndeshja në Laç do të jetë shumë e rëndësishme, aty do të shihet nëse Teuta do të jetë për Europë. Asnjëherë nuk kënaqem me performancat e mia. Besoj shumë tek vetja dhe mendoj se mund të jap më shumë për ekipin.”

Tifozët ju pyesin nëse do të luani te Partizani?

P”yetje e vështirë, sepse unë, realisht, dua ta shoh veten jashtë, në një kampionat më të fortë.”

Bëtë një postim për mungesën e mbështetjes financiare …

“Unë e ndoqa me shumë vëmendje intervistën e Kryeministrit, nuk më pëlqeu. Nëse futbollistët janë fasonë, atëherë çfarë i bie të jenë politikanët?”

Kur do t’ju shohim te Kombëtarja?

“I gatshëm që sot, por është një “pjacë” e lartë. Duhet të punosh shumë. Një ditë shpresoj se do të luaj për Kombëtaren.”

Cila skuadër fiton titullin?

“Teuta është përballur me Kukësin dhe Tiranën, kemi bërë lojërat më të bukura. Duke marrë parasysh renditjen, Tirana është pretendentja kryesore. Më ngroh disi më shumë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!