Totenhem vendos 100% pagat për…

Çuditë nuk kanë fund në klube të caktuara futboli në europë. Në kohën koronavirus, diku përgjysmohen pagat, gjetkë largohen zyrtarë klubi e diku tjetër i duan paratë në masën 100%.

Totenhami kthehet pas kritikave të tifozëve, dhe merr vendime të forta.

Ishte kreu i “Spurs”, Daniel Levi i cili tha në fund të marsit se klubi do të ulë pagat e 550 anëtarëve të stafit me 20 përqind, ndërsa do të përdorin skemën e qeverisë për të shkurtuar organikën.

Por Totenham e ka kthyer mbrapsht vendimin e vet për të përdorur skemën e qeverisë pas kritikave nga mbështetësit e tyre. Klubi do të paguajë stafin plotësisht në masën 100%.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!