Sinani nënshkruan për Noruiç

Edhe në mes të pandeimsë globale ka transferime futbollistësh. Noruiç, skuadra që lufton për mbijetesë në Premier League, njofton me një deklaratë zyrtare se ka blerë sulmuesin e Luksemburgut Daniel Sinani.

23-vjeçari i Dundelazhë, ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2023 duke filluar në sezonin 2020-21. Asnjë detaj shtesë por sulmuesi thotë se ndihet i lumtur…

Sinani tha: “Noruiç është një klub i shkëlqyeshëm me shumë lojtarë të mirë. Unë do të përpiqem të bëj më të mirën duke shpresuar të shënoj dhe të ndihmoj skuadrën të qëndrojë në nivele të larta“- tha sulmuesi luksemburgas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!