‘Kryedhelpra’ nuk pret gjatë, ‘dua të dal në fushë’

“Kthimi për të luajtur sa më shpejt të jetë e mundur do t’i jepte një forcë të gjithë Anglisë.” Ky është mendimi i kapitenit të Leiçesterit, Wes Morgan i cili, sikundër të gjithë në skuadër, pranoi të gjitha kufizimet Koronavirus.

I mërzitur nga izolimi, kapiteni thotë se pranonte të kthehej në fushë edhe nëse do duhet luajtur me dyer të mbyllura.

Lester ishte skuadra e fundit e Premier League që luajti, duke mposhtur Aston Villa më 9 mars, para bllokadës totale.

Dhe Morgan është i paduruar ndërsa shton: “Sapo qeveria ose autoritetet e futbollit ta konsiderojnë të sigurt daljen, ne duhet të luajmë. Qoftë dhe pa tifozë –raportohet në Daily Mail.

“Do të ishte një shtytje për kombin, të gjithëve u mungon futbolli. Unë mendoj se të gjithë ndiejmë boshllëkun e futbollit” – tha xhamajkani 36 vjerçar i ‘dhelprave’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!