Totenhemi thyen rregullat e pandemisë…

Mediat angleze kapin ‘mat’ Totenhemin e Murinjos duke injoruar rregullat e distancës sociale gjatë një seance stërvitore. Futbollistë të caktuar shihen krah për krah në veri të Londrës aty ku portugezi ka nisur të vendosë në punë të tijtë.

Mbrojtësi Davinson Sançez dhe Ryan Sesegnon shihen duke vrapuar krah për krah në ‘Hadley Common’.

Kësisoji, Totenhemi bie në kundërshtim me këshillat zyrtare gjatë pandemisë së koronavirusit ndërsa të gjithë individët duhet të qëndrojnë të paktën dy metra larg njëri tjetrit. (Video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!