UEFA dikton, të luhet kampionati…

UEFA merr ‘topin’ dhe dikton strategjinë e saj për kampionatet në Europë. Rasti ‘Belgjikë’, nuk i ka pëlqyer UEFA-s dhe menjëherë kanë dalë udhëzimet brenda të cilave ka edhe presion. Letër edhe FSHF-së.

Është e qartë. Tashmë çdo kampionat që mbyllet para kohe, me gjasë do të ndëshkohet për pjesëmarrjen në kupat e europës.

Një kosto shumë të rëndë financiare, sidomos për vende si Shqipëria ku të ardhurat e UEFA-s janë burimi më i rëndësishëm për financat e klubeve.

Udhëzimi:

Jemi të bindur se futbolli mund të rifillojë në muajt në vijim, në bazë të kushteve të diktuara nga autoritetet publike, dhe besojmë se çdo vendim për të braktisur në mes aktivitetet kombëtare në këtë fazë është i parakohshëm dhe i pajustifikuar”, shkruhet në letrën që presidenti Aleksander Çeferin ka firmosur përkrah presidentit të shoqatës së klubeve Europiane (ECA), Andrea Anjeli dhe Lars-Krister Olson, presidentit të Shoqatës së Ligave Europiane (EL).

Puna e tyre po fokusohet në skenarë që përfshijnë edhe muajt e korrikut dhe gushtit, përfshirë edhe mundësinë që aktivitetet e UEFA-s të rifillojnë vetëm pas mbylljes së kampionateve kombëtare.

Kërkohet një menaxhim i përbashkët i kalendarëve pasi përfundimi i sezonit aktual duhet të koordinohet me fillimin e të riut, i cili mund të ndikohet për shkak të zgjatjes

 Pjesëmarrja e klubëve në kompeticionet e UEFA-s, përcaktohet nga rezultati sportiv i arritur në fund të një kampionati kombëtar të plotë. Mbyllja e parakohshme do të hidhte dyshime mbi plotësimin e këtij kushti.

UEFA rezervon të drejtën të vlerësojë përputhshmërinë e klubeve që do të pranohen në kompeticionet e edicionit 2020-2021, në përputhje me rregulloret përkatëse të garave.

E dimë se sa ju të gjithë ndani me ne parimet bazë të sportit dhe ndjejmë mbështetjen tuaj në misionin tonë për të mbrojtur integritetin e kompeticioneve të tij” – shkruan UEFA në letër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!