Rapo shënoi golin e …fundit

Donald Rapo i ftuari i sotëm në ‘FanZonë’ të Supersport. Ai iu bashkua Laçit në janar duke rezultuar një futbollist universal për skemat e Armando Cungut. Ditët pa futboll, i mbush me improvizime e video interesante…

Edhe pse disa herë e ka nisur nga stoli, Rapo ka ditur të bëjë mirë. Madje pas ndalesës së kampionatit me shkakun koronavirus, mesfushori anësor, figuron golashënuesi i fundit bardhezi. Ishte pikërisht minuta e 86′ Laçi-Bylis (2-1) teksa Rapo shënoi golin me vlerën e tri pikëve…

Rapo:

Na është dhënë një program dhe stërvitemi aq sa kemi mundësi. Në mëngjes dal bëj vrap, me mundësitë që kemi. Janë disa që kanë kushte më të mira dhe e bëjnë stërvitjen në fushë. Unë jam në pallat dhe…

Pa futboll?

Na rri gjithë ditën mendja aty dhe është shumë e vështirë”.

Aventurë jashtë?

“Më duket e vështirë për në një kampionat të madh, kjo për shkak se po shkoj 30 vjeç. Do të ishte diçka shumë e mirë për mua, por dua të jem realist”-tha ndër të tjera Rapo nga shëpia e tij në kryeqytet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!