Mala: ‘E shoh vetën në futbollin europian…’

Ai është lojtari që i solli “prapsi” Partizanit këtë edicion. Esat Mala, mesfushori i krahut të djathë te të kuqtë, foli sot në një lidhje video-konferencë për Supersport.

Nga Prizreni, lojtari që ka veshur edhe fanelën e kombëtares U-21, tha se po stërvitet disi më mirë se shokët e tjerë të skuadrës. Kushtet e shtëpisë ia afrojnë këtë mundësi. Shokë të ngushtë ka Belicën e Brojën…

Si po i kaloni këto ditë izolimi?
Pak e vështirë, pasi po kalojmë shumë kohë brenda, por po mundohemi të stërvitemi online me trajnerët tanë, që na instruktojnë me ushtrime për kushtet e shtëpisë dhe monitorojnë zhvillimin e tyre.

Fryma e grupit online?
Natyrisht që stërvitjet në fushë janë më cilësore në të gjithë aspektet, por edhe kështu kemi një komunikim të mirë me njëri-tjetrin. Unë personalisht flas më shumë me Belicën dhe Brojën, por kam marrëdhënie të mira me të gjithë.

Në Gjermani rinisi stërvitja. Po në Shqipëri?
Nuk di të them, pasi këtë vendim duhet ta marrim njerëzit kompetentë. Ne për momentin po punojmë nga shtëpia dhe jemi gati për të zbritur në fushë, kur të na thonë se rreziku ka kaluar.”

Momenti e duhur për Partizanin ndalesa?
Në fakt nuk po kalonim një moment të mirë dhe nuk e di pse. Që prej humbjes në derbi, nuk po arrinim të kalonim atë ngërç psikologjik dhe shpresoj që pas kësaj ndërprerjeje të kthehemi më të qetë dhe më të motivuar.”

E ardhmja?
Natyrisht që e shoh veten në një kampionat më të fortë, pasi jam i ri dhe kam ambicie për të ecur përpara në këtë sport. Nuk kam preference për kampionatet për momentin. Sigurisht që elita është ëndrra e çdo njeriu që merret me këtë sport, por unë dua t’i ngjis shkallët një e nga një.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!