Ben Minga, lojtari i ‘shekullit’


“Arben Minga është më i votuari ndër më të preferuarit e shekullit bardheblu”,- shkruan klubi Tirana pas mbylljes së sondazhit për lojtarin më të mirë të shekullit bardheblu.

Minga lindi më 16 mars 1959 dhe vdiq më 31 janar 2007. Padyshim ndër futbollistët më kolosë të të shtetit të ri Shqiptar. Me fanelën e Tiranës dhe ekipit Kombëtar, Arben Minga diti të bëjë diferencën në çdo ndeshje të nivelit profesional. Sot klubi i Tiranës e ka shpallur lojtarin më të mirë të Shekullit.

Një shekull histori dhe një numër shumë i madh ikonash bardheblu. Një çmim është shumë pak dhe të shumtë do të jenë emrat që do të vlerësohen në festën e 100 vjetorit. Jo vetëm kaq por cilido që ka kontribuar për fanellën bardheblu do të ketë një vend në historikun e ditëve festive që klubi ka planifikuar.

10 ditë më parë propozuam të zgjidhnin tifozët lojtarin e shekullit bardheblu. Emrat e shënuar në mediat sociale kanë qënë të shumtë, si dhe propozimet për të mos u mjaftuar vetëm me një emër. Me të drejtë, pasi 100 vite histori kampionësh janë shumë.

Megjithatë, ky çmim simbolik meriton të jepet pasi tifozët i janë përgjigjur propozimit dhe kanë zgjedhur të preferuarin e tyre. Arben Minga është më i votuari ndër më të preferuarit e shekullit bardheblu.

Në ditët e festës së 100 vjetorit, çmimi për ikonën “15-katëshi Minga”, do të jepet pas përzgjedhjes së bërë nga tifozët.

Ju falenderojmë dhe urojmë të jeni mirë e të rikthehemi sa më shpejt sëbashku”- shkruan klubi Tirana në rrjete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!